Shoqata e Bizneseve Rahovec, është një organizatë joqeveritare që ka funksionuar që nga viti 1992.
Bizneset e Rahovecit në atë periudhë janë angazhuar në shumë aktivitete të ndryshme që kanë kontribuar. Duhet të falenderojmë të gjithë themeluesit që kanë dhënë kontributin e tyre në themelimin e Shoqatës. Bizneset e Komunës së Rahovecit janë bashkuar për të qenë të vendosur, besnikë dhe të përgjegjshëm për shoqërinë në punësim dhe zhvillimin ekonomik.
Qëllimi i themelimit të Shoqatës së Bizneseve Rahovec është t’i mbështesë interesat e bizneseve, të promovojë prosperitetin ekonomik, të kontribuojë në aspektin komercial të bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha, me synimin e integrimit të shoqërisë në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe biznesor. Në përputhje me objektivat e saja, Shoqata organizon trajnime profesionale për ngritjen e kapaciteteve të komunitetit biznesor, trajnime për menaxhimin e projekteve, bën hulumtimin e tregut, lobon dhe avokon për hapjen e diapazonit dhe mundësive të reja ekonomike, vepron si partner në organizimin e panairëve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, duke ndërmjetësuar për pjesëmarrjen e anëtarëve të saj në to. Shoqata ka zhvilluar bashkëpunim me Organizata të shumta Qeveritare dhe Joqeveritare, si USAID-i, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Turko-Kosovare, Oda Amerikane, Ministria e Industrisë dhe Tregtisë, si edhe me organizma relevante të rëndësishme, por gjithashtu edhe me vendet e rajonit, si Institucione dhe Odat e Tregtisë së Republikës së Turqisë.
Nga takimi me Shoqatën Afariste Rahovec në përgatitje të pjesëmarrjes masive të firmave nga Rahoveci në panairin IDE dhe INOVACION. Falenderoj për mikpritje miqtë e mi: Mustafë Korenica dhe Nevzat Haxhijaha.