Lidhja e Bizneseve të Kosovës është entitet i pavarur, në shërbim të ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë, partner konstruktiv i institucioneve shtetërore të Kosovës, partner në dialogun social si dhe promotor i politikave të zhvillimit ekonomik.
Lidhja e Bizneseve bashkon shoqata dhe asociasione të bizneseve në Kosovë. Veprimtaria e Lidhjes së Bizneseve është zgjeruar edhe në vendet e BE-së e cila drejtohet dhe menaxhohet nga një ekip profesional.
Këtij ekipi i prinë kryetari i saj z. Besart Dreshaj së bashku me bordin i zgjedhur nga Kuvendi i Lidhjes.
Me 11 anëtarë të bordit dhe 14 departamente Lidhja e Bizneseve ka formësuar stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e saj vepruese.
Nga takimi i mbajtur në Lidhjen e Bizneseve të Kosovës, u zhvillua një diskutim produktiv me kryetarin Besart Dreshaj në lidhje me bashkëpunimin për organizimin e panairit IDE dhe INOVACION.
Gjatë këtij takimi, u shqyrtuan detajet e bashkëpunimit të mundshëm dhe mundësitë për përmirësimin e organizimit të këtij eventi të rëndësishëm.